Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Itali

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Itali

Silvio Merkaj po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me skuadrën e Sudtirol në Serinë B, ku po shënon më me rregullsi dhe po ndihmon ekipin jo vetëm të sigurojë qetësisht mbijetesën, por edhe të kërkojë një vend në play-off për ngjitjen në Serinë A.

Në ndeshjen e sotme ndaj Karrarezes, Merkaj ishte titullar në takimin ku skuadra e tij e pa veten në disavantazh dhe në inferioritet numerik.

Por në minutën e 59 të ndeshjes, sulmuesi u tregua i aftë në zonë për të shfrytëzuar një grushtim jo të mirë të portierit kundërshtar për të çuar sferën në rrjetë e për të shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

Ky ishte goli i pestë i Merkajt në këtë edicion, në të cilin ai ka dhënë edhe 3 asiste me fanellën e Sudtirol. Kështu, sulmuesi 27 vjeçar ka përmirësuar të dy këto statistika në krahasim me vitin e kaluar, ku ishte ndalur në shifrat 4 gola dhe 2 asiste në Serinë B.



Lexoni të gjitha në Bota Sot