Një izraelit për sfidat e marsit, talenti kuqezi: Ëndërr e bërë realitet

- Bota Sot

Një izraelit për sfidat e marsit, talenti kuqezi: Ëndërr e bërë realitet

Joni El Malem është talenti izraelit, që ka fituar sërish ftesën nga Kombëtarja shqiptare U-19 për ndeshjet miqësore të marsit.

17-vjeçari është monitoruar në vitin 2024 ku mori edhe ftesën surprizë. El Malem ka pasaportë shqiptare, ndërsa nëna e tij ka lindur në Shqipëri.

Mbrojtësi i talentuar i MS Ashdod ka folur më parë në Izrael, pikërisht në dhjetor, kur mori ftesën e parë.

Ëndërr që u bë realitet, për El Malem që premton në të ardhmen.

“Një ëndërr e bërë realitet, e kam pritur gjithmonë këtë lajm. Jam stërvitur dhe kam punuar pafund, dhe erdhi për mua si ëndërr.

Nëna ime ka lindur në Shqipëri, kam familjen atje dhe më erdhi mundësia t’i përfaqësoj dhe është privilegj”, tha El Malem pasi mori ftesën e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot