Presidenti i Atletico Madrid reagon ashpër

- Bota Sot

Presidenti i Atletico Madrid reagon ashpër

Atletico Madridi ende mendon per eliminimin në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit të mërkurën.

Ata u eliminuan pasi u mposhtën me rezultat 4-2 në penallti atje ku pati shumë polemika për shkak të penalltisë së anuluar të Julian Alvarez nga VAR-i për prekje të topit me dy këmbë.

Diego Simeone është ende i zemëruar me këtë rast teksa kanë kaluar disa ditë ng incidenti, teksa e njëjta mund të thuhet edhe për presidentin e klubit, Enrique Cerezo. Ai me zemërim iu drejtua VAR-it për të cilin ai nuk ka qenë asnjëherë në favor të tij sipas Diario AS.

“Deri mbrëmjen e së mërkurës ne ishim gati për tri gara: Liga e Kampionëve, Kupa e Mbretit dhe La Liga”.

“Por atë ditë, një incident me një sistem ose një mjet të tmerrshëm, që është shumë i keq, që nuk vlen asgjë më shumë se sa vetëm t’i dëmtojë ekipet dhe që quhet VAR, sepse neve na mohuan një iluzion të madh, që ishte të vazhdojmë në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk me pëlqen VAR-i, por nuk është sepse po e them tani, e kam thënë gjithmonë”. “Nuk e kritikoj VAR-in vetëm për gabimin në atë ndeshje, sepse nuk është një gabim nga gjyqtari është një gabim nga VAR-i, për të cilin unë nuk e di se ku e panë që topi u prek dy herë nga këmba e lojtarit”.

“VAR është një mjet konflikti, i cili nuk është i sigurt dhe mbi të gjitha, ne të gjithë besojmë se u soll për ta bërë futbollin më të drejtë dhe unë besoj se e kanë sjellë për ta bërë më të padrejtë”, ka thënë Cerezo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot