Skuadra e Interit në stilin e kampionit, e ka mposhtur me rezultat 2:0 Atalantën në Bergamo.
Berat Gjimshiti me shokë nuk ia dolën që të befasojnë Interin.
Në minutën e 81-të, Ederson i Atalantës është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Carlos Augusto (54) e Martinez (87) shënuan për fitoren e madhe të Interit.
Gjimshiti është zëvendësuar në minutën e 75-të.
Pas javës së 29-të në Serie A, Interi kryeson me 64 pikë, ka tre më shumë se Napoli dhe 6 se Atalanta në pozitën e tretë.