Kombëtarja kthehet në fushë/ Skuadra kuqezi nis përgatitjet për eliminatoret e “Botërorit 2026”

- Bota Sot

Kombëtarja kthehet në fushë/ Skuadra kuqezi nis përgatitjet për eliminatoret e “Botërorit 2026”

Pritjes i erdhi fundi. Kombëtarja e Shqipërisë zbret në fushë për herë të parë për 2025 për të përgatitur dy sfidat e para në kualifikueset e “Botërorit” kundër Anglisë dhe Andorrës.

Nën drejtimin e Sylvinho, skuadra kuqezi ka në program pasditen e së hënës seancën e parë stërvitore, ndërsa për shkak të impenjimeve me ekipet e klubeve dhe oraret e avionëve tekniku do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve vetëm të martën.

Për dy ndeshjet e marsit në eliminatoret e “Botërorit 2026”, Sylvinho ka ftuar 26 futbollistë, mes tyre debutues si Etnik Brruti apo Julian Shehu, ndërsa nuk mungojnë edhe rikthimet e rëndësishme si ato të Armando Brojës dhe Berat Gjimshitit, që munguan gjatë Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, mungesa të rëndësishme janë ato të Mario Mitaj, Mirlind Dakut, Kejdi Bare dhe Elseid Hysaj.

Duke nisur nga seanca e parë stërvitore, deri enjten kur është në program udhëtimi drejt Londrës për debutimin kundër Anglisë në “Ëemble”, trajneri dhe stafi teknik do të kuptojnë formën e të gjithë futbollistëve, pasi disa prej vijnë në grumbullim pas problemeve fizike.

Mes tyre, Broja dhe Ismajli, që në fundjavë luajtën minutat e para me skuadrat e tyre të klubeve pas dëmtimeve, që i mbajtën jashtë fushave për periudha të ndryshme.

Po ashtu, Sylvinho do të kristalizojë edhe idetë e tij për formacionin, por edhe mundësinë për të ndryshuar skemën e lojës, një mundësi që e la të hapur në konferencën për mediat përpara grumbullimit të kombëtares.



Lexoni të gjitha në Bota Sot