Juventusi u mposht në ndeshjen e radhës me rezultatin 3-0 nga Fiorentina. Portieri i “Zonjës”, Di Gregorio, ka pësuar 7 gola në dy ndeshjet e fundit.
Pas humbjes, foli portieri i Juventusin. “Këto nuk janë paraqitje të lartësisë që duhet të jetë Juventusi”.
Kështu shprehet Mikele di Gregorio pas humbjes kundër Fiorentinës, por që nga ana tjetër i premton besnikëri trajnerit të tij Tiago Mota.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim trajnerin, atë që na thotë, idetë e tij. Kjo është një kohë ku duhet të jemi të bashkuar me trajnerin dhe stafin”, tha ndër të tjera Mikele di Gregorio.