100 milionë euro është vlera e Shqipërisë, ja sa kushtojnë një nga një lojtarët

- Bota Sot

100 milionë euro është vlera e Shqipërisë, ja sa kushtojnë një nga një lojtarët

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 21 mars përballë Anglisë në transfertë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho ka kryer ditën e sotme stërvitjen e parë, teksa grupi ka qenë i plotë. Pozitiviteti dhe optimizmi nuk mungon në kampin kuqezi, teksa ky grup premton shumë.

Plot 100 milionë euro është vlera e skuadrës që ka momentalisht Shqipëria të grumbulluar. 26 lojtarë së bashku që janë pjesë e listës së Kombëtares, e kanë vlerën 100 milionë euro në “Transfermarkt”.

Lojtari më i shtrenjtë është Kristjan Asllani. Mesfushori që aktivizohet me Interin në Serie A vlerësohet 18 milionë euro, teksa ndiqet nga Armando Broja, vlera e të cilit është 15 milionë euro.

Ndërkohë më pak i vlerësuari është Adrion Pajaziti. 22-vjeçari që luan me Gorica në Kroaci, e ka vlerën 150 mijë euro.

VLERAT E LOJTARËVE:

Thomas Strakosha: 2.5 milionë euro

Alen Sherri: 1 milionë euro

Elhan Kastrati: 750 mijë euro

Simon Simoni: 400 mijë euro

Berat Gjimshiti: 8 milionë euro

Ardian Ismajli: 6 milionë euro

Marash Kumbulla: 4.5 milionë euro

Enea Mihaj: 3 milionë euro

Arlind Ajeti: 850 mijë euro

Naser Aliji: 300 mijë euro

Ivan Balliu: 1.5 milionë euro

Andi Hadroj: 400 mijë euro

Kristjan Asllani: 18 milionë euro

Ylber Ramadani: 4 milionë euro

Juljan Shehu: 450 mijë euro

Qazim Laçi: 4 milionë euro

Medon Berisha: 1 milionë euro

Etnik Brruti: 500 mijë euro

Adrion Pajaziti: 150 mijë euro

Nedim Bajrami: 4 milionë euro

Ernest Muçi: 12 milionë euro

Myrto Uzuni: 5 milionë euro

Arbër Hoxha: 1.5 milionë euro

Jasir Asani: 1.2 milionë euro

Armando Broja: 15 milionë euro

Rey Manaj: 4 milionë euro



Lexoni të gjitha në Bota Sot