Barça mori tri pikë të rëndësishme kundër Atletikos (2-4) falë golave të Robert Levandovskit, Lamin Jamal dhe Ferran Torres (2).
Sulmuesi nga Valencia e ka gjetur rrjetën tetë herë këtë sezon nga stoli dhe ka shënuar tashmë 15 gola si zëvendësues që kur u bashkua me blaugranat nga Mançester Siti në janar 2022. Në historinë e klubit të Barcelonës, vetëm Julio Salinas (19) dhe Leo Mesi (39) kanë më shumë gola të ardhur nga stoli.
Përveç dy golave kundër Atletikos të dielën, ai shënoi kundër Vajadolidit (7- 0), kundër Las Palmas (1-2), kundër Betis (2-2), dy në Dortmund në një fitore kyçe (2-3) dhe në Kupë kundër Valencias (5-1).
Në sezonet e kaluar, Ferran shënoi tre në sezonin 2023- 24, tre të tjerë në 2022-23 dhe një në 2021-22 kundër Elçes.
Nga të gjitha këto, 10 kanë ardhur në La Liga, katër në Champions dhe një në Kupën e Spanjës.
Deri më tani këtë sezon, valenciani ka luajtur gjithsej 1,127 minuta në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola, tetë prej tyre si zëvendësues.