Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, në një intervistë për FIFA, ka folur për Kupën e Botës së klubeve me 32 ekipe të kësaj vere. “Blutë” e Londrës janë një nga 12 skuadrat evropiane që luajnë në turneun në Shtetet e Bashkuara, në qershor dhe korrik.
“Unë jam i lumtur për pjesëmarrjen në këtë event, veçanërisht sepse është një turne që bashkon 32 ekipet më të mira në botë. Pra, është shumë emocionuese të marrësh pjesë në një kompeticion kaq të madh”, tha Maresca.
Duke folur për ndeshjen ndaj Flamengo në fazën e grupeve, italiani tha: “Tifozët brazilianë janë të mrekullueshëm për t’u parë, ata janë argëtues. Me kulturën e tyre dhe kulturën tonë të bashkuar, shpresojmë se do të jemi në gjendje të sigurojmë që njerëzit që vijnë për të parë ndeshjen në stadium të kalojnë një kohë të mirë”.
“Pjesëmarrja është një motivim fantastik. Kur drejtoni një ekip si Chelsea, qëllimi juaj është të fitoni sa më shumë që të mundeni. Dhe kur të jemi në Botërorin e klubeve, ky do të jetë një nga qëllimet tona: të përpiqemi ta fitojmë atë”, tha Maresca.
Duke folur për talentin Cole Palmer, trajneri i Chelsea tha: “Ai është atje me lojtarët më të mirë, që mund të prodhojnë diçka në çdo moment, të krijojnë diçka nga asgjëja.
Do të jetë një shans për të që të përjetojë mjedisin atje dhe të prezantohet në Amerikën”.