Pochettino: Do të doja të rikthehesha te Tottenham-i

- Bota Sot

Pochettino: Do të doja të rikthehesha te Tottenham-i

Trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino, e ka pranuar se në të ardhmen do të dëshironte që sërish të rikthehet tek Tottenham-i.

Ish-trajneri i PSG dhe Chelsea mori drejtimin e kombëtares amerikane vitin e kaluar, por nuk e ka fshehur kurrë lidhjen e tij të fortë me ‘Spurs’ dhe me presidentin Daniel Levy.

“Kur u largova nga klubi, gjithmonë kam kujtuar një intervistë ku thashë se do të doja që një ditë të kthehesha te Tottenham... dhe ende pas pesë apo gjashtë vitesh, ndiej në zemër se po, një ditë do të doja të rikthehesha”, ka thënë Pochettino për ‘Sky Sports’, raporton RTKLive.com.

“Do të shohim se kur do të jetë koha e duhur, ashtu siç ka thënë edhe Daniel”, theksoi ai.

Pochettino ka folur edhe për marrëdhënien e tij me kreun e Tottenham-it, Levy-n.

“Ai gjithmonë është aty dhe do të vazhdojë të jetë. Vendimet profesionale janë diçka tjetër.

Pas gati gjashtë vitesh, me gjithçka që përjetuam bashkë – me uljet dhe ngritjet emocionale – ishte e vështirë”.

“E dimë që në futboll është e vështirë të ndash këto situata nga marrëdhëniet personale.

Por për ne, ndarja ndodhi në mënyrën më të mirë të mundshme. Çështjet profesionale ishin një gjë, marrëdhënia personale një tjetër, dhe që nga dita pas largimit tonë nga Tottenham-i, kemi ruajtur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mira”, ka pohuar Pochettino.



Lexoni të gjitha në Bota Sot