Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 18.03.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 25-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 19-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:
VENDIME
1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 25-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 19-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Lojtarit të KF “Llapi“, Arbnor Ramadani nr 10 dhe nr ID: 000638M94. Motivi: Në minutën e 47-të, ndërhyn ashpër (në kokë) ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet ma karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Llapi – Suhareka
Ndaj: KF “Llapi“, Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Hudhje të mjeteve piroteknike (bomba shpërthyese) në fushë në minutata 10’, 23’, 33’, 35’ e njëra prej tyre shpërthen afër portierit të FC Suhareka, për çka ndërprehet ndeshja ku jepet ndihma nga stafi mjekësor. Sharje në kor drejtuar FC Suhareka në min 33’, 45’, 80’, 83’, sharje në kor të gjyqtarit kryesor në minutat 45’, 80’, 89’. Sharje në drejtim të delegatit në përfundim të ndeshjes sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Llapi-Suhareka.
Ndaj: Kryetrajnerit të KF “Dukagjini“, Ismet Munishi nr:ID 0009766M74. Motivi: Në momentin e caktimit të gjyqtarit kryesor në këtë ndeshje, kryetrajneri i KF “Dukagjini” , Ismet Munishi ka filluar fushatë publike ,denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale, ku me pasë është shpërndarë në të gjitha mediat. I njëjti posa kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes fillon menjëherë me kërcënimet dhe sharjet në drejtimin të gjyqtarit kryesor. Në minutën e 42-të, pas shënimit të golit të mysafirëve vërsulet në drejtim të pankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, shanë dhe ofedon në mënyrë të pakontrolluar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti nuk dëshiron të largohet nga fusha por me insistimin e stafit të KF “Dukagjini” dhe delegatit të ndeshjes e largojnë për në tribuna. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Dukagjini-Drita.
Ndaj: Lojtarit të KF “Ferizaj“, Albion Kurtaj nr 7 dhe nr ID: 001085M98. Motivi: Në minutën e 90+, godet me brryl në fytyrë lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Ballkani – Ferizaj.
Ndaj: Zyrtarit të KF “ Rilindja 1974“, Shkelqim Gashit nrID 038100M00. Motivi: Në ndeshjen e xhiro së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë Trepça –Rilindja 1974, pas akordimit të penalltisë për vendasit ofendon në mënyrën më të keqe të mundshme gjyqtarin kryesor , për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Ndaj: Kryetrajnerit të KF “Rilindja 1974“, Faruk Statovci nr.ID 010099M79. Motivi: Në ndeshjen e xhiro së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë, Trepça –Rilindja 1974, i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit hyn në fushë ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcëon dhe ofendon, sipas xhirimit televiziv.e ndalon ekzekutimin e vendimit, Komisioni i Garave i FFK-së Abdyl Bellopoja, kryetar.