Skuadra shqiptare Otrant Olimpic nga Mali i Zi po kalon krizë të rezultateve në elitën e futbollit malazez.
Humbja e fundit si vendas me rezultat 2:0 nga Sutjeska e Nikshiqit padyshim që ishte e padurueshme.
Otrant Olympic e ka zgjedhur shpejt çështjen e trajnerit pas ndarjes me Miodrag Vukotiqin.
Trajneri i ri i skuadrës nga Ulqini është ish-futbollisti i klubit, Xhemal Kaplanbegu.
" Ju njoftojmë se udhëheqësia e Otrant Olympic në mbledhjen e djshme zgjodhën Xhemal Kaplanbegun për kryetrajner të skuadrës sonë.
Xhemali është një ish-futbollist i shquar i klubit tonë dhe një trajner që e futi klubin tonë në divizionin e dytë në sezonin 2021/22.
Ai pati sukses edhe kur me klubin tonë mori pjesë në play-off-in për pjesëmarrje në Ligën e Parë kur ekipi ynë luajti në play-off kundër kundërshtarit të shquar të FC Rudarit nga Pljevla.
Asistent i tij u zgjodh edhe Meto Divanoviq, ish-futbollisti i shquar i klubit tonë, i cili deri më tani ka udhëhequr me sukses të jashtëzakonshëm gjeneratën tonë të shquar të kadetëve, e cila me sukses garon në Ligën e Dytë të Kadetëve të Malit të Zi.
I urojmë suksese deri në qellimin përfundimtar dhe arritjen e mbijetesës së klubit tonë në garat elite.
Otrant po lufton për mbijetesë, aktualisht i fundit me tre pikë më pak se Jezera e parafundit”, ka njoftuar FC Otrant Olympic.