Pensionohet ish-ylli i Interit, Antonio Candreva

- Bota Sot

Pensionohet ish-ylli i Interit, Antonio Candreva

Ish-ylli i Interit, Lazios, Sampdorias dhe i kombëtares italiane, Antonio Candreva, ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli në moshën 38-vjeçare.

Mesfushori sulmues festoi ditëlindjen e tij të 38-të muajin e kaluar dhe kishte qenë pa kontratë që kur marrëveshja e tij me Salernitanën skadoi në korrik 2024.

Ai e njoftoi lajmin me një video-mesazh në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Futboll i dashur, sot është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. Ka ardhur momenti për të thënë lamtumirë. Ja, këtu, në San Siro, tempulli i futbollit, ku luajta ndeshjen time të fundit. Udhëtimi im me ty ka filluar këtu 30 vjet më parë, i mbushur me gëzim dhe dhimbje, sakrificë dhe fitore, dhe sigurisht, kaq shumë emocione”.

“Kam jetuar ëndrrën time, pasionin tim. Nuk e shoh këtë si një lamtumirë, por thjesht si një pikënisje të re. Faleminderit, futboll, shihemi së shpejti”, tha ai.

I njohur për golat spektakolarë gjatë karrierës së tij, Candreva ka shënuar 85 herë dhe ka dhënë 100 asiste në 502 ndeshje në Serie A.

Lojtari i udhëtonte shumë, ka përfaqësuar skuadra të tilla si Udinese, Juventus, Lazio, Inter dhe Sampdoria.

Ai gjithashtu ka pasur 54 paraqitje për kombëtaren e Italisë, duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar për 13 të tjerë.

Megjithatë, trofeu i vetëm i karrierës së tij si lojtar ishte Coppa Italia 2012-13 me Lazion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot