Te Kosova “kryqëzojnë” gishtat para Islandës

- Bota Sot

Te Kosova “kryqëzojnë” gishtat para Islandës

Amir Rrahmani u dëmtua fundjavën që lamë pas në Serie A. Në ndeshjen midis Napolit të tij dhe Venezias, kapitenit të Kosovës iu desht që të largohej më herët nga fusha për shkak dëmtimi.

Megjithatë edhe pse u dëmtua, Rrahmani u bashkua me përfaqësuesen e Kosovës. Pavarësisht se është pjesë e grupit të grumbulluar nga trajneri Franco Foda, qendërmbrojtësi shqiptar nuk është stërvitur.

Kjo ka bërë që ai të jetë në dyshim në ndeshjen e parë “play-off” të Ligës B në Nations League përballë Islandës më 20 mars.

Por dardanët po kryqëzojnë gishtat që 31-vjeçari të rikthehet për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 23 mars në transfertë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot