Futbollisti shqiptar Ardon Jashari është në qendër të vëmendjes së opinionit të Zvicrës.
Tifozët zviceranë janë ende në pritje të depërtimit të madh të Ardon Jasharit në kombëtaren e Zvicrës.
Ardon Jashari i mungon edhe një herë kombëtares së Zvicrës, por në Belgjikë 22-vjeçari është i pazëvendësueshëm.
Mungesa e tij padyshim se shqetëson zviceranët.
Drejtori sportiv i Club Bruges, Devy Rigaux shprehet për liderin e ri në një intervistë për mediumi zviceran “Blick”: "Më pëlqen inteligjenca e tij brenda dhe jashtë fushës.
Jam i bindur se Murat Yakin po e bën planin e tij sipas njohurive dhe besimit të tij.
Zvicra ka një problem luksi. Personalisht, gjithmonë preferoj të kem disa lojtarë të mirë. Unë besoj se Ardoni përfaqëson të ardhmen e Zvicrës.
Nëse vazhdon kështu te klubi duhet të jetë i rregullt edhe në kombëtare në periudhën afatmesme. Megjithatë, nuk është detyra ime të bëj rekomandime për trajnerin e kombëtares. Për një vend si Zvicra, është mirë të kesh një lojtar të tillë në listë”.
Në miqësoret e ardhshme kundër Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut, Jashari ishte planifikuar si zëvendësues i kapitenit Granit Xhaka që mungon për këtë miqësore.
Megjithatë, Jashari për shkak të problemeve shendetësore nuk mori pjesë në kampin SFV-së.
“Playoff-i, pjesa më e rëndësishme e sezonit, do të fillojë së shpejti këtu në Belgjikë. Ne jemi shumë të kujdesshëm në rastin e tij sepse na duhet Jashari në formë dhe nuk duam të rrezikojmë që simptomat e tij të bëhen më të rënda.
Departamenti ynë mjekësor e diskutoi situatën në mënyrë shumë transparente me federatën zvicerane. Unë nuk shoh ndonjë problem atje”, tha më drejtori i klubit të madh belg.
Si e perceptoni Jasharin brenda dhe jashtë fushës?
“Ardoni rrezaton karizëm të madh. Më pëlqen inteligjenca e tij brenda dhe jashtë fushës.
Cilësia e tij nuk më befason. Megjithatë, mënyra se si ai mban gjithçka në ekuilibër është mbresëlënëse. Unë shoh shumë zjarr në lojën e tij.
Temperamenti i tij përfaqëson një agresivitet të shëndetshëm, të paketuar në artin e futbollit”, ka thënë Rigaux.
Si u vendos ai në ekip?
“Shokët e skuadrës e vlerësojnë atë. Kërkon përgjegjësi dhe vepron me besim, por asnjëherë nuk shfaqet arrogant. Jashari di shumë mirë si të shprehet dhe si të komunikojë me njerëzit”, është përgjigjur Rigaux.
Në Ligën e Kampionëve, Jashari shkëlqeu deri në eliminimin e tij në të tetën e finales nga Aston Villa.
“Në Kupën Evropiane, Ardon bëri atë që kishte bërë tashmë shkëlqyeshëm edhe në ligë: ai e ngriti nivelin e tij çdo herë. Ai ishte gjithmonë në gjendje të thithte energjinë dhe shpejtësinë e lojës.
Hapi tjetër nuk është problem për të, ritmi nuk është problem për të. Për një 22-vjeçar në vitin e tij të parë jashtë vendit, kjo është jashtëzakonisht e mirë”, ka thënë Rigaux.