Selektori i Kosovës u frikësohet tre lojtarëve të Islandës

- Bota Sot

Selektori i Kosovës u frikësohet tre lojtarëve të Islandës

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, gjatë një interviste për “Morgunblaoio” foli për ndeshjen kundër Islandës që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Foda zbuloi tre lojtarët më të rrezikshëm të Islandës.

Ata janë: Orri Oskarsson, Hakon Haraldsson dhe Albert Guomundsson.

Nuk ka faj Foda, sepse kjo treshe është më e mira, sidomos sulmuesi Orri Oskarsson i cili luan te Real Sociedadi në La Liga.

Gjermani foli edhe për shanset që ekipi “dardan” ka ndaj Islandës.

“Kombëtarja e Islandës është shumë e organizuar, ka cilësi brenda. Janë lojtarë të fortë që luajnë jashtë vendit. Unë mendoj se kjo lojë është 50:50, shanset janë të barabartë”, u shpreh Foda gjatë kësaj interviste

Kujtojmë se ndeshja e parë e play-offit zhvillohet nesër (e enjte) nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot