Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.03.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 25-t të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 19-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:
VENDIME:
Zyrtari i KF “ Rilindja 1974“, Shkelqim Gashit nrID 038100M00. Motivi: Në ndeshjen e xhiro së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë Trepça –Rilindja 1974, pas akordimit të penalltisë për vendasit ofendon në mënyrën më të keqe të mundshme gjyqtarin kryesor , për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetrajneri i KF “Rilindja 1974“, Faruk Statovci nr.ID 010099M79. Motivi: Në ndeshjen e xhiro së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë, Trepça –Rilindja 1974, i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit hyn në fushë ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcëon dhe ofendon, sipas xhirimit televiziv.
I.Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H i Rregullores disiplinore dënohet me 3 (tre) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).
Lojtari i KF “Ferizaj“, Albion Kurtaj nr 7 dhe nr ID: 001085M98. Motivi: Në minutën e 90+, godet me brryl në fytyrë lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt.
Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Ballkani – Ferizaj. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Nd/trajneri i KF “Vllaznia “ , Elmaz Halimi nr ID 005717M67. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Dytë Vllaznia- Arbëria, ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ferizaj”, Altin Lama nr fan 2 dhe nr ID 023016M08. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së kadetëve Drita – Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq (fyerje). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Flamurtari“, Blend Govori nr fan 19 dhe nr ID 017531M07 . Në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të juniorëve Flamurtari-Drenica , ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Rilindja“, Ron Alshiqi nr fan 2 dhe nr ID 001128M06. Në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të juniorëve Rilindja- Prizreni, ndëshkohet me karton të kuq (fjalosje me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Prizreni“, Arti Maloku nr fan 99 dhe nr ID 018585M07. Në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të juniorëve Rilindja- Prizreni, ndëshkohet me karton të kuq (fjalosje me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK. komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë me kryetar: Metë Çeku.