Legjenda e portës italiane, Dino Zof, paralajmëron kombëtaren italiane përpara ndeshjes së tyre çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë.
“Gjermania luan gjithmonë futboll inovativ”, tha kampioni evropian i vitit 1968 dhe kampioni botëror i vitit 1982 në një intervistë me “Sport-Informations-Dienst” (SID).
“Edhe pse Gjermania nuk ka pasur një shkollë të madhe futbolli në të kaluarën, si ajo braziliane apo holandeze, ata kanë prodhuar vazhdimisht talente të reja dhe është gjithmonë një kundërshtar i vështirë për Italinë. ‘Axurrët’ duhet të jenë të kujdesshëm edhe këtë herë, sepse Italia kundër Gjermanisë janë gjithmonë ndeshje legjendare”.
Zof po pret me padurim takimin e parë të enjten (nga ora 20:45) në Milano dhe ndeshjen e kthimit të dielën (nga ora 20:45) në Dortmund dhe e di se trajneri i kombëtares italiane, Luçiano Spaleti, ka një detyrë të madhe përpara tij:
“Duelet midis Gjermanisë dhe Italisë janë gjithmonë një sfidë e rëndësishme për futbollin. Kombëtarja e Gjermanisë është më e strukturuar, grupi i Spaletit ende i ngjan një kantieri të hapur ndërtimi”, e mbylli Dino Zof.