Tomas Tuhel debuton këtë të premte në pankinën e Anglisë në një ndeshje përballë Shqipërisë në “Uembli”.
Një kalendar që është cilësuar i përshtatshëm nga stafi i “tre luanëve”, duke pasur parasysh se ai do të bëjë debutimin në shtëpi përballë tifozerisë së zjarrtë vendase.
Por atmosfera mund të mos jetë aq “miqësore”.
Një nga zgjedhjet e trajnerit në listën e tij, nuk është një emër i preferuar nga tifozët britanikë. Tuhel vendosi të kthente pas më shumë se një viti në ekip Xhordan Henderson, një nga lojtarët më me eksperiencë britanikë, por që është kthyer në një emër të kritikuar nga tifozeria. Vendimi i tij për të ikur nga Liverpuli në Arabinë Saudite, te Al Etifaq, e ktheu mbrojtësin në një lojtar të urryer nga tifozët.
Në ndeshjen e tij të fundit në “Uembil” në nëntorin e vitit 2023, ai u vërshëllye nga vetë tifozët anglezë, që e cilësuan atë një mercenar që shkonte pas parave.
Henderson zgjati pak muaj në Arabi dhe është kthyer përsëri në Europë, duke u bërë pjesë e Ajaksit. Pavarësisht kësaj pakënaqësie të tifozëve, Tuhel e sheh Henderson si një lojtar i cili do të jetë vazhdimisht pjesë e grupit.
“Ai përfaqëson gjithçka. Është në fitues serial, ka personalitet, karakter. Ai është “ngjitësi” në çdo skuadër ku ka luajtur dhe do të jetë “ngjitësi” që i bën gjërat speciale”, tha Tiuhel në një intervistë të fundit.
“Kur unë flas me lojtarët, stafin, flas me njerëzit në federatë, emri i tij përmendet gjithmonë, Unë e telefonova dhe më duhet të them se pas kësaj telefonate që zgjati 15-20 minuta gjashtë javë më parë, isha shumë i bindur q ëmë duhej ky djalë në stërvitje”, theksoi trajneri gjerman i Anglisë.
Me pak fjalë, Tuhel duket i bindur për zgjedhjen që ka bërë, por në mediat britanike janë të bindur se kjo do të sjellë tension në ndeshjet e përfaqësueses së tyre dhe parashikojnë përsëri reagime kundër Henderson në stadium, duke filluar që nga ndeshja me Shqipërinë.