FFM: I bëjmë thirrje Gostivarit që të respektojë këto momente zie

- Bota Sot

FFM: I bëjmë thirrje Gostivarit që të respektojë këto momente zie

Skuadra shqiptare Gostivari gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut është në dijeni për ngjarjet e ndeshjes kundër Tikveshit, ku sipas tyre, gostivarët janë helmuar me ushqim.

FFM-ja me këtë rast ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se gjatë ditëve të zisë do të përmbahet nga aktivitete që nuk janë në përputhje me respektin që shprehin në këto momente të vështira.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë, në përputhje me momentin, në ditë zie, përmbahet nga aktivitetet që nuk janë në përputhje me respektin që shprehim në këto momente të vështira.

Në këtë kontekst, theksojmë se FFM-ja nuk do të merret me interesa të caktuara të klubit dhe as nuk do të shkëmbejë korrespondencë të papërshtatshme gjatë kësaj periudhe.

Ne besojmë se të gjitha klubet e futbollit kanë mirëkuptim dhe do të respektojnë këto ditë në përputhje me rrethanat.

Në këtë drejtim, apelojmë tek KF Gostivari që ti respektojë këto momente dhe të mbrojë dhe dëshmojë interesat e veta në fushën e blertë, e jo me letra dhe presion publik. Sidomos pasi ata nuk kanë asnjë arsye për të.

Në momente si këto, futbolli dhe sporti në përgjithësi duhet të bashkohen, jo të përdoren për interesa të përditshme, sidomos në ditë zie.

Besojmë se së bashku do të tregojmë respekt dhe dinjitet”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot