Zgjim Sojeva flet për lojtarët që shkojnë të Shqipëria: Kosovën duhet me përfaqësuar veç ai që e ndjen dhe e do

- Bota Sot

Zgjim Sojeva flet për lojtarët që shkojnë të Shqipëria: Kosovën duhet me përfaqësuar veç ai që e ndjen dhe e do

Menaxheri i kombëtares së Kosovës U-21, Zgjim Sojeva, njëherësh delegat në garën më prestigjioze, Champions League, thotë se Shqipëria duhet që të fokusohet në lojtarët që ka në Kampionatin e saj ose me prejardhje të Shqipërisë, që t’i ftojë në kombëtare.

Ai tha se nuk e kupton tendencën Federatës Shqiptare të Futbollit që çdo herë do lojtar nga Kosova.    

“Bota sot”: Shqiqëria po furnizohet gjithnjë me futbollist nga Kosova...

Zgjim Sojeva

Zgjim Sojeva: Kjo temë është shumë aktuale momentalisht, çdo herë e më shumë po furnizohen me futbollist nga Kosova. Nuk po e kuptoj këtë tendencë të tyre që gjithmonë të marrin lojtar nga Kosova.

Nuk po e kuptoj këtë tendencë të FSHF-së që të furnizohet gjithnjë e më shumë me futbollist nga Kosova, sidomos me futbollist që janë rritur e lindur këtu, që janë në rosterin tonë, që kanë kaluar gjithnjë grupmoshat e tash edhe pjesë e U-21, kur e dijmë rastin e fundit të Brrutit që ka qenë në kombëtaren A në kampin që u mbajt në janar të këtij vitit në Prishtinë.

Nëse ata gjejnë që Kosova nuk e ka kontaktuar, është lindur e rritur jashtë, në një farë mënyre ka shkuar para nesh dhe e kanë kontaktuar, nuk ka asgjë të keqe nëse vendos t’i bashkohet kombëtares shqiptare. 

Futbollistët që janë aktualisht në rosterin tonë, vijnë që të kërkojnë shërbimet e tij për mu është e pakuptimtë, është diçka që duhet mu ndal një herë e përgjithmonë.

Ata duhet të fokusohen të futbollistët që kanë në kampionatin e tyre, futbollistë me prejardhje nga Shqipëria, nuk e shoh të arsyeshme që të vijnë e të marirn futbollist nga Ksovës e të na dobësojnë.

Kosova ka me vazhduar me qenë prapë e fortë, nuk mundet një futbollist për interesat e veta personale apo për një posaportë, për shkak prezantimit të tij në ndonjë Kampionat Evropian e të lihet Kosova anash.

Le të jetë ndërgjegjen e tyre. 

Kosovën duhet me përfaqësuar veç ai që e ndjen dhe e do, nëse nuk ka ndjenja është i lirë me vendos për të ardhmen e tij kë do ta përfaqësojë.

Nuk kemi asgjë kundër kombëtares shqiptare, kombëtarja shqiptare besoj se e ka gjithë potencialin që të furnizohet me futbollist nga Kampionati Shqiptar apo me futbollist me prejardhje nga Shqipëria.

“Bota sot: Si e sheh në përgjithësi futbollin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar?

Zgjim Sojeva: Futbollin e Kosovës e shoh çdo herë në rritje, po shihet edhe sa talenti ka dalur kohët e fundit që është angazhuar në Kampionatet e ndryshme të Evropës, duke filluar nga Lindon Emërllahu, Albion Rrahmani, etj. besoj në të ardhmen ka me pas futbollist tjerë që do t’i bashkohen kampionateve tjera më të mira evropiane.

Kemi rastin e futbollistëve që kanë mbërri në nivele shumë më të larta, si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Milot Rashica, gjithë janë që kanë luajtur në kampionatet tona.

Në arenën ndëkombëtare ka filluar kombëtarja U-21 me trajnerin Afrim Tovërlani me gjeneratën e re 2024 - 2025 mu përgatitur për ndeshjet zytare kualifikuese në shtator të këtij vitit, ndeshjen e parë e luajmë në Rumani, ndeshjen e dytë e presim Spanjën, është grup shumë i vështirë, por duhet të mundohemi pse jo edhe të ëndërrojmë të kualifikohemi në evropian 2027.

“Bota sot”: Po e realizoni ëndrrën tuaj?

Zgjim Sojeva: Jam duke realizuar ëndrrën si delegat gjithmonë ka qenë ëndrra ime me qenë futbollist por nganjëherë nuk e ke talentin, normal edhe kushtet e vështira që kanë qenë para luftës, dihet peripecitë tjera që u dashtë të largohemi nga fushat e futbollit dhe të luajmë nëpër ara.  

Gjithmonë kam qenë adhurues i futbollit, gjithmonë i shikoj ndeshjet bashkë me babain tim, jemi të dytë adhurues të flaktë të futbollit, tash me të ardh mundësia me qenë personi kryesor i ndonjë ndeshje të organizuar nga UEFA, është një ndjenjë e mirë dhe tash jam duke jetuar ëndërrën.

Shpresoj me vazhduar dhe me pas sa më shumë lojë ndërkombëtare, për mu është privilegj.

Shpresj Kosova që me pas të ardhme edhe delegat të rinj, kjo mundësi nuk të jetë gjithmonë por duhet shfrytëzuar maksimum, të jemi pjesë e futbollit, këtij  institucion kaq të madh siç është UEFA.

Është fakt se të gjithë kanë njohuri për futbollin e Kosovës dhe thonë se janë duke bërë punë të madhe. 

“Bota sot”: A keni pas ofertë si vëzhgues nga Federata e Futbollit Shqiptar?

Zgjim Sojeva: Nuk kam pas ofertë nga Shqipëria, ata i kanë vëzhgues të vet në arenën ndërkombëtare.

Jam i lumtur që jam pjesë e FFK-së dhe kam mundësi me përfaqësuar në cilin do mënyre që të.jetë. Jam shtetas i Kosovës, nuk kam nevojë për ndonjë shtet tjetër por me shku me përfaqësuar si vëzhgues a diçka tjetër.

Jemi me të drejtat e barabarta me 55 kombëtare, nuk kam nevojë për ndonjë federatë tjetër.

“Bota sot”: Synimet tuaja?

Zgjim Sojeva: Synimet e mia? Vetëm e kam prekur nivelin më të lartë – Champions League. Synimet janë veç të vazhdojë pse nesër mos të jem në ndonjë Kampionat Evropian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot