Dy lojtarë të Partizanit në dyshim për Dinamon

- Bota Sot

Dy lojtarë të Partizanit në dyshim për Dinamon

Partizani ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Dinamos, e vlefshme për javën e 31-të.

Shqetësimi më i madh për momentin është ai i Gjergji Kotes, i cili ka një kontraktim muskulor dhe do t’i duhet të pushojë për disa ditë. Probleme ka pasur edhe Gudjufi, teksa edhe gjendja e tij do të monitorohet.

Në këtë grumbullim Partizani nuk ka asnjë lojtar nëpër Kombëtare, pas kthimit të Kotes nga Shpresat.

Sakaq, këto ditë mund të konsiderohen edhe si një minifazë përgatitore në kuadër të sprintit final të sezonit të rregullt.

Në kalendar janë edhe gjashtë ndeshje, që do të tregojnë shumë jo vetëm për Partizanin, por gjithë Superioren, teksa edhe Kupa është në diskutim. Pas një jave të kuqtë sfidojnë Dinamon në “Elbasan Arena”, për të vijuar me Laçin dhe për ta kaluar te gjysmëfinalja e parë e Kupës kundër Dinamos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot