Gruaja e Ronaldos nuk përmbahet

- Bota Sot

Gruaja e Ronaldos nuk përmbahet

Një javë pasi Ronaldo Nazario u detyrua të tërhiqte kandidaturën e tij për presidencën e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), gruaja e “Fenomenit”, Celina Locks, shpërtheu në zemërim në Instagram, duke denoncuar ashpër “sistemin e korruptuar” të një “vendi të neveritshëm”, duke iu referuar Brazilit.

Modelja sulmoi autoritetet braziliane, të cilat i konsideron të korruptuara. “Korrupsioni vazhdon”, – shkroi ajo mbi një stemë të Brazilit.

Nëse deklarata e saj e parë nuk ishte mjaft e fortë, Celina Locks e ashpërsoi më tej kritikën, duke thënë troç: “Brazili është një vend i neveritshëm”.

Në dhjetor, Ronaldo kishte shpallur synimin e kandidimit për president të CBF. Megjithatë, kampioni i botës më 1994 dhe 2002 hasi në rezistencë të fortë nga federatat rajonale, të cilat refuzuan ta mbështesnin.

“Në kontaktin tim të parë me 27 federatat rajonale, u përballa me 23 dyer të mbyllura.

Nëse shumica e drejtuesve besojnë se futbolli brazilian është në duar të sigurta, nuk ka rëndësi çfarë mendoj unë”, – u shpreh legjenda braziliane e futbollit në rrjetet sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot