Kërkohet nga 4 klube europiane?

- Bota Sot

Kërkohet nga 4 klube europiane?

Koni De Winter është një nga qendërmbrojtësit më interesantë në tregun europian. Belgu, 22 vjeç, po kërkohet nga disa nga klubet më të mëdha.

I gjatë 1 metër e 90 centimetra, De Winter e nisi karrierën te skuadra U17 e Juventusit, ku nuk arriti të lërë gjurmë. Në vitin 2023 u huazua te Genoa.

Një vit më vonë, ai u transferua në mënyrë përfundimtare dhe sakrificat e tij ia vlejtën, sepse te Genoa po tregon se mund të bëhet lojtar i madh, pavarësisht një dëmtimi në kofshë që i kushtoi shumë ndeshje mungesë.

Genoa kërkon 30 deri në 35 mln euro për belgun, i cili gëzon interesin e klubeve si Manchester United, Tottenham, Bayern dhe Borussia Dortmund.



Lexoni të gjitha në Bota Sot