Kreu i bordit të Milanit do të takohet me dy trajnerët italianë

- Bota Sot

Kreu i bordit të Milanit do të takohet me dy trajnerët italianë

Ka pasur një telefonatë mes administratorit të Milanit dhe Masimiliano Alegrit disa ditë më parë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, thelbi i bisedës ka qenë vendosja e një kontakti të parë për një të ardhme të mundshme krah për krah. Lidhja mes palëve është bërë nga një mik i përbashkët dhe sipas gazetës së njohur nuk janë diskutuar detaje.

Fundja, nuk është mister që Alegri pëlqehet dhe jo pak nga shpirti “eliotian” i Djallit. Çështja, nga ky këndvështrim, është bazike: kërkohet një trajner italian (vëmendje edhe ndaj Antonio Kontes, në rast largimi nga Napoli), që njeh mjedisin, që është në gjendje të menaxhojë një dhomë të vështirë zhveshjeje dhe që mbi të gjitha është mësuar të fitojë.

Të gjitha karakteristikat që të çojnë në një drejtim të vetëm, me pak fjalë drejt Alegrit. Në listën e Furlanit, siç thamë, është edhe Konte që ishte pranë kuqezinjve edhe në verën e kaluar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot