Goditja e madhe e Liverpool në merkaton e verës pritet të jetë një sulmues i kalibrit botëror. Darwin Nunez do të shitet, sepse trajneri Arne Slot nuk është aspak i kënaqur me të.
El Nacional raporton se në “Anfield” po gatuajnë kushtet që të bëhet një blerje e kushtueshme, plot 100 mln euro. Buxheti është thuajse gati.
Sulmuesi që pëlqejnë anglezët është Julian Alvarez, i transferuar për 75 mln euro verën e kaluar nga City tek Atletico Madrid. Shifra e transferimit të tij, në fakt, shkon deri në 95 mln euro me gjithë bonuse (nëse realizohen).
Bardhekuqtë nuk kanë për qëllim ta shesin argjentinasin, por ky i fundit e pëlqen shumë futbollin anglez dhe mund të tundohet nga ideja për t’u ritkhyer në ishull.