Kombëtarja e Islandës ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Kosova, në ndeshjen e parë nën drejtimin e Arnar Gunnlaugssonit.
“Fitorja e Kosovës është plotësisht e merituar.
Megjithatë, është vetëm një gol diferencë dhe ende ka rast të mirë për të shmangur rënien në Ligën C të Kombeve”, ka shkruar mediumi islandez “Visir”.
“Kjo është shumë zhgënjyese”, thotë futbollisti Victor Palsson pas humbjes.