Vesel Demaku pas debutimit me Kosovën: Jam krenar

- Bota Sot

Vesel Demaku pas debutimit me Kosovën: Jam krenar

Futbollisti Vesel Demaku, ka bërë debutimin me kombëtaren A të Kosovës.

Demaku u inkuadrua nga selektori Franco Foda me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes me Islandën.

Ai pas ndeshjes deklaroi se është krenar që ka zgjedhur Kosovën dhe që e përfaqëson shtetin e tij me fanellën ”dardane”.

“E ndi veten krenar, është gjë e mirë kur luan për shtetin tënd. Ftesën e kam pritur, më ka ftuar Foda, s’e kam pritur që debutojë kaq shpejtë”, deklaroi Demaku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot