Në Prizren hajnat kanë kryer vjedhje në një shtëpi. Rasti u raportua në orët e mbrëmjes nga pronari i shtëpisë, i cili kërkoi ndihmën e Policisë.
Gazeta Sinjali raporton se bazuar në deklaratën e viktimës, të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë dhe kanë ‘avulluar’ para të gatshme, stoli ari në vlerë prej 3.000 euro, si dhe një armë zjarri.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.