Anglia aspak perfekte në “Wembley”

- Bota Sot

Anglia aspak perfekte në “Wembley”

Kombëtarja shqiptare do të përballet të premten e 21 marsit me Anglinë në transfertë, për të luajtur ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.

Një ndeshje tepër e vështirë dhe delikate për kuqezinjtë, megjithatë statistikat e Anglisë në mitikun “Wembley” i japin shpresa Shqipërisë. Kjo për shkak të 5 ndeshjeve të fundit të “3 Luanëve” si pritës.

Në 5 ndeshjet e fundit të zhvilluara në “Wembley”, Anglia ka fituar 3, teksa ka humbur 2. Anglezët kanë triumfuar ndaj Bosnje-Hercegovinës, Finalndës dhe Irlandës.

Ndërkohë që disfatat, Anglia i ka pësuar ndaj Islandës dhe skuadrës së Greqisë.

Fundja mbeten vetëm statistika, por do të thotë shumë, pasi pavarësisht kualitetit edhe “3 Luanët” mund të mposhten në shtëpi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot