Armand Duka: Që nga sot nisim një tjetër sfidë, kemi besim të realizojmë një ëndërr!

- Bota Sot

Armand Duka: Që nga sot nisim një tjetër sfidë, kemi besim të realizojmë një ëndërr!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka para ndeshjes së parë në fazën para-kualifikuese kundër Anglisë ka shkruar disa fjalë në rrjetet sociale.

Ai thotë se sot niset një tjetër sfidë, një besim se mund të realizohet një ëndërr.

“Nisim sot një tjetër sfidë, me besimin se mund të realizojmë një ëndërr!

“Përballë kemi kundërshtarë të vështirë, duke nisur nga Anglia me të cilën ndeshemi sot në “Wembley”.

Gjithsesi kjo nuk duhet të na zbrapsë, por të na motivojë, të na bëjë bashkë, të përpiqemi dhe të vazhdojmë të jemi frymëzues për shqiptarët kudo që jetojnë.”, ka shkruar Duka në rrjetet sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot