Juventusi reflekton për të ardhmen

- Bota Sot

Juventusi reflekton për të ardhmen

Tri ditë pushim për skuadrën dhe Thiago Motta, por jo për drejtuesit e Juventusit, të cilët janë ende në fazë reflektimi pas humbjeve të rënda ndaj Atalantës dhe Fiorentinës. Pavarësisht fjalëve qetësuese të Giuntolit pas ndeshjes në “Franchi”, e ardhmja e teknikut italo-brazilian mbetet në dyshim.

Disa persona brenda klubit dëshirojnë t’i japin Motta-s një shans të fundit kundër Genoa-s, ndërsa të tjerë shtyjnë për ndryshim të menjëhershëm, për të shmangur një rënie edhe më të madhe në renditje (Juventusi aktualisht është në vendin e pestë, një pikë larg zonës Champions).

Për këtë arsye, vazhdojnë të qarkullojnë dy emra si zëvendësues të mundshëm deri në fund të sezonit:

Igor Tudor, i cili ka avantazhin e njohjes së ambientit bardhezi.

Roberto Mancini, i cili gjithashtu mbetet një opsion, megjithëse angazhimi i tij me Arabinë Saudite mund të përbëjë një pengesë.

Një tjetër figurë që mund të ndikojë në këtë vendim është John Elkann, i cili ishte i pranishëm në “Continassa” për një takim me Scanavino (zyrtarisht për çështje që lidhen me grupin ‘Gedi’).

Një nga arsyet pse Juve nuk ka marrë ende vendim drastik është merkatoja e trajnerëve në verë, e cila do të ofrojë më shumë zgjedhje dhe më shumë kohë për të reflektuar. Në listë për sezonin e ardhshëm mund të jenë:

Antonio Conte, i cili ëndërron një rikthim të madh.

Gian Piero Gasperini, i cili mund të kërkojë një sfidë të re, pas ciklit me Atalantën.

Pavarësisht se kush do të jetë në stol, Juventusi nuk mund t’ia lejojë vetes të dështojë në objektivin kryesor të sezonit: kualifikimin në Champions League. Prandaj, Giuntoli dhe drejtuesit bardhezinj po përpiqen të gjejnë ekuilibrin mes të tashmes dhe të ardhmes, me Tudor dhe Mancini si spektatorë të interesuar në zhvillimet e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot