Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje me Anglinë në “Wembley”.
Vizita e fundit e Kombëtares sonë në stadiumin mitik nuk na sjell aspak kujtime të këndshme.
Kuqezinjtë tanë pësuan një humbje katastrofike që në 45 minutat e para. Ishin plotë 5 gola të shënuar nga “Tre Luanët”, ndërkohë që futbollistët e Shqipërisë dukeshin si spektator.
Sfida ishte e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Boës 2022.
Tashmë synimi do të jetë që të shmangim këtë turpërim, dhe të shpresojmë në një ditë të vështirë të yjeve që udhëhiqen nga Tuchel.