Ish-lojtari i Real-it për yllin e Milan-it

- Bota Sot

Ish-lojtari i Real-it për yllin e Milan-it

Ish-lojtari i Real Madrid, Alvaro Benito, ka folur për Cadena Ser në lidhje me një përforcim të mundshëm për skuadrën e Carlo Ancelotti-t.

Bëhet fjalë për yllin e Milan-it dhe Holands, Tijani Reijnders, që sipas Benito-s mund të jetë zëvendësuesi ideal i Toni Kroos te Los Blancos.

“Ky është një kampion që do të ishte perfekt për Real Madrid. Nuk do të pengonte Bellingham-in, por mund të bëjë si mesfushorin mbrojtës, ashtu edhe atë sulmues.

Mesfushori kuqezi ka qenë protagonist në barazimin 2-2 të arritur nga Holanda e tij kundër Spanjës në çerekfinalet e Nations League, duke shënuar golin e dytë për Portokallinjtë.

13 gola dhe 4 asiste në 42 ndeshje të luajtura me Milan-in në këtë sezon. 3 gola dhe një asist në gjashtë ndeshje të luajtura me Holandën. Një rendiment fantastik në këtë sezon.

Tani mbetet për t’u kuptuar nëse Florentino Perez do të dëgjojë këshillën e ish-lojtarit të madrilenëve dhe të hidhet në sulm për futbollistin e Milan-it.



Lexoni të gjitha në Bota Sot