Johann Berg gati për sfidën me Kosovën

- Bota Sot

Johann Berg gati për sfidën me Kosovën

Kombëtarja e Islandës ka pësuar humbje mbrëmë nga Kosova me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kombeve për një vend në Divizionin B.

Kombëtarja islandeze u kthye në Spanjë nga Prishtina dhe u stërvit sot në La Finca.

“Jóhann Berg nuk u paraqit për kombëtaren për shkak të një dëmtimi që pësoi në një lojë me klubin e tij, Al-Orobah në Arabinë Saudite.

Johann Berg mund të luajë ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare gjatë të dielës ndaj Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në Murcia të Spanjës dhe konsiderohet si ndeshja në shtëpi për Islandën.

Ndeshja Islandë - Kosovë fillon nga ora 18:00”, shkruan në faqen e mediumit islandez “Visir”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot