Kualifikueset e Botërorit 2026 për zonën e Europës kanë nisur me një sfidë të Grupit H të këtyre kualifikueseve, që është një nga më interesantët.
Qipro vendase ka mundur me rezultatin 2-0 San Marinon, duke bërë detyrën përballë atij që cilësohet si “ekipi më i dobët në botë”, edhe për faktin se mbyll klasifikimin e FIFA-s.
Qipriotëve gjithsesi i është dashur të djersijnë për të siguruar tre pikët, me golat e Pitas dhe Kakullis që erdhën vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes.
Grupi H cilësohet ndër më interesantët për faktin e thjeshtë se përveç këtyre dy skuadrave të sipërpërmendura, në të bëjnë pjesë edhe Austria, Rumania e Bosnjë Hercegovina, nga të cilat pritet të dalë emri i ekipit që do shkojë direkt në Botëror.