Shqipëria do të zbresë në fushë në orën 20:45, për t’u përballur me Anglinë.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kuqezinjtë e Silvinjos do të luajnë sonte me fanellën e tretë. Debuton në “Wembley” modeli më i ri i fanellave, që do e shoqërojë Kombëtaren gjatë gjithë fushatës së kualifikueseve.
FSHF ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes.
Tashmë gjithçka mbetet për t’u shijuar, teksa përballë do të jenë finalistët e Europianit të fundit.