Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli nga “Uembli” në prag të duelit ndaj Anglisë.
Në prononcimin e dhënë ish-mesfushori kuqezi, ndër të tjera zbuloi:
“Të gjithë e dimë që kemi përballë një kundërshtarë shumë të fortë si Anglinë. Jemi përgatitur për të përballuar sulmet nga minuta e parë. Do të vendosemi mirë dhe do të përpiqemi t’i kapim në vështirësi.
Nuk do të zbresim shumë poshtë, por kjo do të shikohet gjatë 90 minutave, se ka momente kur kundërshtari të detyron me kualitetet.
Uzuni është lojtar që vrapon shumë. Skuadra angleze do të mundohet që të jetë ajo në zotërim të topit. Me shpejtësinë e Uzunit kemi menduar t’i kapim në befasi.
Duhet të jemi të qetë, që në çdo moment të kemi mundësi për t’i goditur kundërshtarët. Dihen vlerat e Bellingham, Kejn dhe gjithë të tjerët. Jemi munduar të japim detyra specifike për Bellingham. Kërkon thellësinë mbas shpinës tonë, aty ku jemi munduar të ketë një dublazh.
Brojës i mungojnë minutat. Mezi pret të zbresë në fushë, ka gjendje të mirë, mund të ketë minutat e tij për të treguar vlerat. Mungesa e ndeshjeve është evident”, u shpreh Bulku.