Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka theksuar se humbja ndaj Anglisë e ka zhgënjyer, por ai ka vlerësuar provëë e skuadrës së tij.
“Ne kemi studiuar, parë Anglinë, një nga ekipet më të forta në botë, kanë dy mbrojtës qendre të mëdhenj, të fortë, u munduam me Uzunin të gjenim hapësirë nga krahët se e pamë që në qendër nuk hynim dot, as ne e as ekipe të tjera. Ishte e vështirë se janë skuadër shumë, shumë e fort, te goli i dytë mbaroi ndeshja, ndërsa deri atëherë ishim aty.
U përmirësuam në pjesën e dytë. Këtu është një fushë e vështirë, ishte shumë e vështirë, por mendoj se kemi bërë atë që menduam dhe arsyetuam.
Kjo është vetëm ndeshja e parë. Nuk është e thjeshtë të vish në “Uembli” të fitosh, ne punojmë për këtë. Jam i zhgënjyer por kjo është një skuadër me lojtarët më të mirë në botë, është e vështirë. Unë jam krenar për të gjithë lojtarët që shkuan në fushë. Me gjithë respektin, nëse nuk hyn në fushë i organizuar, mund të përfundosh keq, ndoshta pëson 5 gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë luajtëm pak më mirë, ishim në lojë. Në momentin që u fut Broja që ka tre muaj pa luajtur, bëri mirë, aty mund të ishim afruar pak me barazimin por ata bënë të dytin dhe fituan. Nëse nuk e përgatit ndeshjen në 45 minutat e parë, mund të shkosh keq.
Ne kemi përgaittur dalje me presing dhe kishim vështirësi për të bërë 60-70 metra përpara, vetëm Uzuni mund ta bëjë këtë, të sulmojë hapësirat. Por mendoj se kemi gabuar pasimin e parë për të dalë nga zona. Në momentin që del nga presingu, mund të gabosh, ne gabuam pasimin për daljen. Nga ana tjetër është një kundërshtar i një niveli shumë të lartë, pashë një ekip teknikisht fantastik, shumë, shumë i fortë.
Po, ishte shumë e vështirë për lojtarët e krahut. Aliji nuk po luan si mbrojtës krahu, po luan në qendër te Dinamo, por te ne e ka bërë shpesh këtë rol. Ka bërë një ndeshje shumë të mirë në aspektin fizik, teknik. Edhe Balliu, ai vjen pa luajtur shumë, por duhet t’i bënte ballë Rashford, që është i vështirë. Zhvilloi një ndeshje të mirë”, tha Silvinjo.