Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka shënuar fitore të madhe në Bukuresht, me rezultat 1:0 ndaj Rumanisë.
Tre pikë të mëdha në hapje të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Futbollisti boshnjak Ivan Shunjiq u shpreh i lumtur për fitorern në Bukuresht.
"Bëmë një punë të shkëlqyeshme në mbrojtje.
Këto janë tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Tani duhet të rikuperohemi mirë dhe të përgatitemi për të hënën, sepse vetëm me të njëjtën qasje dhe energji mund të krijojmë vazhdimësi.
Ky duhet të jetë standardi", tha Shunjiq.