Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, foli pas triumfit 2:0 ndaj Shqipërisë.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, sulmuesi që është pjesë e Bajernit të Mynihut deklaroi:
“Ky ishte objektivi kryesor jonë, për të marrë 3 pikët. E dominuam ndeshjen, Shqipëria ishte më e ngadaltë në pjesën e dytë. Janë një skuadër e fortë dhe shpeshherë na vunë në vështirësi.
Rezultati 2:0 është shumë i mirë.
Luis Skeli është një lojtar fantastik. Nuk është e lehtë që një lojtar kaq i ri të debutojë kaq mirë. Kishte shumë besim me topin. Një debutim i jashtëzakonshëm, duhet të jetë krenar për këtë paraqitje.
Jemi të lumtur që e kemi në skuadër”, u shpreh Kane.