Mesazhi i “Tifozave Kuq e Zi”, në Angli i bëjnë jehonë

- Bota Sot

Mesazhi i “Tifozave Kuq e Zi”, në Angli i bëjnë jehonë

Tifozët e Kombëtares shqiptare ishin të shumtë mbrëmë në sfidën hapëse për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida me Anglinë u humb me rezultatin 2-0, por çfarë ra në sy ishte mbështetje e pakursyer ndaj Shqipërisë në “Wembley”.

“Tifozat Kuq e Zi” ishin po ashtu të organizuar. Nuk kishte vetëm koreografi, por dhe mesazh të hapur.

“Futbolli nuk është biznes, por pasion. 21 vite prezent, nuk na largoni dot”, shkruhej në mesazhet e hapura.

Faqe të ndryshme në Angli e kanë shpërndarë këtë mesazh gjatë ditës së sotme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot