Modriç: Dua të pensionohem te Real Madridi

- Bota Sot

Modriç: Dua të pensionohem te Real Madridi

Luka Modriç padyshim është një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Dhe suksesi i tij me Real Madridin dhe Kroacinë, e dëshmon atë fakt.

Kroati, së fundi në një intervistë për “Telefoot”, kishte thënë një gjë që padyshim do gëzonte tifozët madrilenë.

“Po, do të doja të pensionohesha në Real Madrid, do të ishte një ëndërr për mua”, u shpreh Modriç.

Kroati, ju bashkua Realit në vitin 2012 nga Tottenhami dhe ka arritur të bëj 579 paraqitje dhe ka shënuar 43 gola dhe 93 asistime, duke fituar tituj të rëndësishëm.

Ai është po ashtu fitues i Topit të Artë të vitit 2018, duke u bërë lojtari i parë kroat që fiton këtë trofe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot