Tijjani Reijnders është padyshim lojtari më i mirë për Milan-in këtë sezon, holandezi bën një sezon fantastik në aspektin personal, gjë që nuk ka shpëtuar pa rënë në sytë e klubeve të tjera të mëdha.
Mediat spanjolle raportojnë se holandezi është në listën e transferimeve që Real Madrid synon të bëjë në merkaton e ardhshme të verës.
Cilësia teknike dhe inteligjenca taktike e Reijnders e bëjnë atë një lojtar që do të përshtatej në mënyre të përkryer me filozofinë e lojës së Real Madridit.
Për më tepër, shkathtësia e tij do t’i lejonte atij të kontribuonte në funksione të ndryshme brenda mesfushës, diçka që klubi madrilen e vlerëson veçanërisht për të ardhmen, duke marrë parasysh rinovimin gradual të skuadrës së tyre.
Një ofertë zyrtare nuk është bërë ende, por lajmet nga Spanja thonë se interesi është i vërtetë dhe mund të konkretizohet në muajt e verës.
Nga ana e lojtarit, opsioni për t’iu bashkuar një klubi si Real Madrid shihet pozitivisht dhe gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen negociatat në muajt e ardhshëm mes dy klubeve.