Tre të dëmtuar lënë grumbullimin e Italisë

- Bota Sot

Tre të dëmtuar lënë grumbullimin e Italisë

Italia do të duhet të përmbysë në Dortmund humbjen 2-1 të sfidës së parë me Gjermaninë nëse dëshiron të kalojë në finalet e Ligës së Kombeve.

Një detyrë jo edhe aq e lehtë, duke pasur parasysh mungesat e mëdha në radhët e italianëve, të cilave u janë shtuar edhe tre emra të tjerë që kanë lënë grumbullimin dhe nuk kanë udhëtuar drejt Gjermanisë.

Retegui, Kalafiori dhe Kambiaso nuk janë më pjesë e listës së lojtarëve që Spaleti ka marrë me vete, ndërsa nuk ka shtuar emra të rinj për t’i zëvendësuar, siç ishte menduar fillimisht.

LISTA E ITALISË

Portierë: Donaruma (PSG), Meret (Napoli), Vikario (Totenhem);

Mbrojtës: Bastoni (Inter), Belanova (Atalanta), Buonxhorno (Napoli), Komuzo (Fiorentina), Di Lorenco (Napoli), Gati (Juventus), Ruxheri (Atalanta), Udogi (Totenham);

Mesfushorë: Barela (Inter), Kasadei (Torino), Fratezi (Inter), Riçi (Torino), Rovela (Lacio), Tonali (Njukasëll);

Sulmues: Ken (Fiorentina), Luka (Udineze), Maldini (Atalanta), Politano (Napoli), Raspadori (Napoli), Zakanji (Lacio).



Lexoni të gjitha në Bota Sot