Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

- Bota Sot

Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq.

Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale në Dolmabahçe.

Vizita e Cvijanoviqit në Turqi vjen në një kohë krize të rëndë politike në BeH dhe vetëm shtatë ditë pas vizitës në Istanbul të kolegut të saj, anëtarit të Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq.

Kriza politike në BeH pasoi pasi gjykata e vendit dënoi kreun e entitetit Republika Srpska të BeH-së, Millorad Dodik, me një vit burg dhe një ndalim prej gjashtë vjetësh nga mbatja e detyrës së kreut të Republikës Srpska për “mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në BeH”.

Prokuroria e BeH-së ka lëshuar urdhër-arrest për Dodikun, si dhe për kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviq dhe kryeparlamentarin Nenad Stevandiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot