Moldavia e pa denjë para shikuesve të vet, ka pësuar fiasko me rezultat 5:0 nga Norvegjia, në takimin parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Pjesa e parë ishte fatale për vendasit, kur norvegjezët avancuan me rezultat 4:0 me golat e futbollistëve Ryerson (6), Haaland (23), Aasgaard (38), Sorloth (43).
Donnum shënoi në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 69-të.
Norvegjia startoi me fitore të thellë në Grupin I.