Dëmtime pa fund, sulmuesi shkon drejt prishjes së kontratës me Juventusin

- Bota Sot

Dëmtime pa fund, sulmuesi shkon drejt prishjes së kontratës me Juventusin

Historia mes Arkadiuzh Milik dhe Juventusit është tashmë e mbyllur përfundimisht. Edhe pse jo në mënyrë zyrtare, kjo është lamtumira e sulmuesit polak, i cili nuk ka bërë asnjë paraqitje në këtë sezon me Juventusin për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

Megjithatë, drejtuesit tashmë po mendojnë që t’i ndërpresin kontratën sulmuesit përpara kohe, edhe pse ajo që ka firmosur aktualisht skadon në vitin 2026.

Drejtuesit bardhezi kanë nisur negociatat me sulmuesin për të gjetur një marrëveshje që të ndërpresin kontratën para kohe me të dyja palët që do të dalin me fitim.

Ende nuk ka një marrëveshje finale mes palëve, por në Itali janë të bindur se prishja e kontratës do të bëhet shumë shpejt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot