Italia kërkon përmbysjen në Gjermani, gjithçka e hapur mes Spanjës dhe Holandës - Skuadrat mësojnë fatin e tyre në Ligën e Kombeve

- Bota Sot

Italia kërkon përmbysjen në Gjermani, gjithçka e hapur mes Spanjës dhe Holandës - Skuadrat mësojnë fatin e tyre në Ligën e Kombeve

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, 4 skuadra do të kalojnë në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. 

Gjermania pret Italinë, ku ndeshjen e shkuar fitoi me shifrat 2-1 dhe sot do të kërkojë të njëjtën gjë ndërsa “axurrët” të përmbysin shifrat dhe të tregojnë forcën në Dortmund.

Gjithçka është e hapur me Spanjës dhe Holandës, ku dueli i parë i parë u mbyll me barazimin 2-2. Kroacia fitoi 2-0 kundër Francës, dhe “gjelat” duan përmbysjen me 3 gola për kualifikimin. Ndërsa Portugalia u mposht nga Danimarka me golin e Hojlund.

NDESHJET E SOTME

FRANCË-KROACI ORA 20:45

GJERMANI-ITALI ORA 20:45

PORTUGALI-DANIMARKË ORA 20:45

SPANJË-HOLANDË ORA 20:45

Ndërsa në orën 18:00 Islanda pret Kosovën, ku dardanët fituan sfidën e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot