Barcelona është e vetëdijshme se Raphinha po luan sezonin e jetës

- Bota Sot

Barcelona është e vetëdijshme se Raphinha po luan sezonin e jetës

Barcelona është e vetëdijshme se Raphinha po luan sezonin e jetës, por sipas mediave spanjolle klubi do të konsideronte shitjen e yllit brazilian në merkaton e verës.

Kjo ndodh vetëm nëse Barcelona merr një ofertë me vlerë 120 milionë euro. Hansi Flick e pëlqen shumë sulmuesin anësor dhe ishte pikërisht gjermani ai i cili e mbajti në skuadër, por duket se financat nuk janë ende të shëruara plotësisht në “Camp Nou”.

Raphinha ka marrë oferta për t’u larguar nga klubi, duke përfshirë një paketë fitimprurëse nga skuadrat e Arabisë Saudite, por deri tani i ka refuzuar ato.

Barcelona do të ishte e gatshme ta shiste për 120 mln euro, duke shfrytëzuar mundësinë e artë të ofertave arabe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot